KUSH JEMI

Shoqëria Malo operon për më shumë se 20 vjet. MALO-L u themelua në 1991 per shpërndarjen e produkteve ushqimore në përgjithësi, që nga 1998 u specializua në shpërndarjen e produkteve ushqimore italiane.

Përzgjedh me kujdes kompanitë me të cilat bashkëpunon, duke zgjedhur si kompanitë lider në treg edhe kompanitë me dimensione të mesme dhe të vogla, nga të cilat shpërndan produkte me cilësi të lart.

Falë kësaj përzgjedhjeje dhe përgatitjes së stafit të saj, nga 1998 deri në 2010 xhiro është rritur në mënyrë të ngadaltë, por konstant dhe MALO-L është identifikuar gjithnjë e më shumë në territorin shqiptar si kompani e specializuar në shpërndajen ekskluzive të produkteve italian.

Në 2010 MALO-L u forcua më tej duke hyrë në kanalin GDO, duke u bërë në këtë kohë pikë referimi për shpërndarjen e organizuar në Shqipëri.

Në 2014 bën kapërcimin e fundit të cilësisë duke forcuar infrastrukturën e saj dhe në të njëjtën kohë duke i besuar një shoqërie komunikimi krijimin e imazhit të korporatës të të gjithë grupit i cili premton të ketë një njohje më të madhe në treg, nisur nga ideja e krijimit të një marke që të bën të mendosh pa mëdyshje një bashkim të fortë midis Shqipërisë dhe Italisë domethënë shtetin ku MALO operon kryesisht me shtetin nga i cili kanë origjinë produktet që shpërndan.

Aktualisht MALO GRUP është e përbërë nga 3 shoqëri që kanë një karakteristikë të përbashkët: shpërndajen dhe përdorimin e produkteve italian dhe adoptojnë stilin italian.

Shoqërisë MALO-L i është shtuar MALFAR MARKET në 2012 dhe HOTEL IMPERIALE në 2013.

MALFAR MARKET është shoqëria që menaxhon supermarketet në pronësi të MALO grup dhe HOTEL IMPERIALE është shoqëria që menaxhon hotelin e realizuar nga MALO në Durrës.

TOP